Nuk është e vërtetë se nuk ka ushtarë të Koresë së Veriut në luftën me Ukrainën

Sipas vlerësimeve të Ukrainës dhe Perëndimit, rreth 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen në rajonin e Kurskut për të ndihmuar forcat ruse. Rusia as e ka konfirmuar e as mohuar praninë e tyre. Se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë për të luftuar në anën e Rusisë u konfirmua personalisht nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili postoi një video të dy ushtarëve të kapur në mediat sociale, shkruan Vërtetëmatësi,

Postimi pretendon se nuk ka pasur ushtarë të Koresë së Veriut në luftën me Ukrainën, gjë që nuk është e vërtetë.

Se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë për të luftuar në anën e Rusisë u konfirmua personalisht nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili postoi një video të dy ushtarëve të kapur në mediat sociale

Në video shihet marrja në pyetje e dy ushtarëve, të cilët thonë se nuk e dinë se ku ndodhen.

Dëshmi se ushtarët e Koresë së Veriut po luftojnë në Ukrainë u prezantuan edhe nga CNN, duke publikuar shënime dhe letra që ushtarët ukrainas gjetën në trupat e ushtarëve të tjerë të Koresë së Veriut.

Shënimet e shkruara me dorë të gjetura pranë trupave të ushtarëve të Koresë së Veriut të vrarë në fushën e betejës në rajonin Kursk të Rusisë zbulojnë një taktikë në të cilën ushtarët e Phenianit përdoren si karrem për të rrëzuar dronët ukrainas, raportoi Telegrafi britanik.

Sipas Telegraph, forcat e operacioneve speciale ukrainase gjetën shënime në të cilat ushtarët përshkruanin taktika vdekjeprurëse dhe shprehnin dashurinë e tyre për udhëheqësin e tyre Kim Jong-Un dhe dëshirën e tyre për t’u kthyer në atdheun e tyre.

Sipas vlerësimeve të Ukrainës dhe Perëndimit, rreth 11,000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen në rajonin e Kurskut për të ndihmuar forcat ruse. Rusia as e ka konfirmuar e as mohuar praninë e tyre. Zelensky thotë se forcat ruse dhe koreano-veriore pësuan humbje të mëdha.

Numri i ushtarëve të Koresë së Veriut të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë ka të ngjarë të kalojë 3,000, duke përfshirë rreth 300 të vdekur dhe 2,700 të plagosur, tha një ligjvënës i Koresë së Jugut, duke cituar informacione nga agjencia e inteligjencës së vendit.

Nga të gjitha faktet më sipër, njoftimin që po analizojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.