
Ai pse nuk ka fituar, me dalë ashtu me fyer e me bërtit, ajo veç është realiteti i ynë, pra kemi të bëjmë me një njeri që vërtet është hajvan, biles…hajvan se te ne thonë hajvanata, po i hyjmë në hak hajvanëve, duke i thënë atij, ai është më keq!, këtë e tha mes tjerash Ramush Haradinaj në përgjigje ndaj Albin Kurtit, i cili mbrëmë duke folur për opozitën, tha “çfarë hajvanësh”. Haradinaj tha se i është përmbajtur rregullave të demokracisë, por që Kurti vazhdimisht ka fyer.
“Me thënë të drejtën, ai epitet i shkon atij, ma hajvan se një kryeministër që pas 4 vjete qeverisje, ka treguar vica gjithë fushatën, s’ka pasë një program konkret. Nuk ka të arritura asgjë. Fatkeqësisht ky është realiteti ynë”, tha Haradinaj.