
Rezultatet Preeleminare

Nis numërimi i votave – këto janë rezultat e para nga KQZ
Tashmë janë publikuar rezultatet e 22 vendvotimeve, apo 0.87 për qind të votave.
Kliko këtu për të shikuar rezultat në KQZ.
Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare.
Procesi i votimit është zhvilluar gjatë gjithë ditës pa ndonjë incident të madh, ndërsa tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur numërimin e votave.
Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e konsiderueshme, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen në orët e ardhshme. Kandidatët dhe partitë politike tashmë janë në pritje të rezultateve, ndërsa qytetarët po ndjekin me interes zhvillimet.
Në vijim do të ketë informacione të mëtejshme mbi ecurinë e numërimit dhe rezultatet paraprake të zgjedhjeve.
Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë
Lëvizja Vetëvendosje 40.3%
Partia Demokratike e Kosovës 21.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%
Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.
Nga këto rezultate LVV do të ketë 46 deputetë, PDK do të ketë 24 deputetë, LDK 22 deputetë, AAK 8 deputetë dhe 20 deputetë do të kenë minoritetet.
TV Dukagjini paraqet fituesin e zgjedhjeve 2025 përmes UBO Consulting: VV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
TV Dukagjini ka paraqitur rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare 2025 përmes një exit poll-i të realizuar nga UBO Consulting.
Lëvizja Vetëvendosje 40.3 %. PDK 21.4 %, LDK 19.3% AAK 7.2 %, Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.
Sipas këtij sondazhi, të dhënat e grumbulluara nga qytetarët gjatë ditës së votimeve tregojnë fituesin e zgjedhjeve në Kosovë.
Valon Feka nga UBO Consulting deklaroi se ky exit poll është zhvilluar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me një saktësi të lartë statistikore. “Mostra është bukur e madhe, pra po flasim me një mostër prej më shumë se 15 mijë anketash. Me një margjinë të gabimit më pak se një pikë përqindjeje,” tha Feka gjatë paraqitjes në TV Dukagjini.
“Sot gjatë gjithë ditës ne kemi zhvilluar exit poll-in. Mostra është bukur e madhe, pra po flasim me një mostër që është më 15 mijë anketa. Me një margjinë të gabimit më pak së një pikë të përqindjes. Kemi përzgjedhur 140 qendra nëpër të gjithë territorin e Kosovës. Vlen të ceket që është realizuar vetëm me votues shqiptar dhe gjatë anketimit ka ndodhur që një për din e të anketuarve janë minoritete”, ka thënë Feka.
Sa është numri i ulëseve në Kuvend që kanë marrë partitë veç e veç sipas Exit Poll të Albanian Post dhe T7

Numri i deputetëve sipas exit poll-it të Haxhiut është:
Levizja Vetëvendosje ka 42 deputetë, PDK 26 deputetë, LDK 23 deputetë, AAK 9 deputetë.
9 shkurti | Publikohet Exit-Poll në T7, Baton Haxhiu: LVV 37 %, PDK 23 %, LDK 20 % AAK-NISMA 8%
Haxhiu ka bërë publik Exit Poll-in e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit ekskluzivisht në televizionin T7, shkruan Gazeta Express.
Sipas këtij Exit-Polli të Haxhiut:
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë: 37%
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë: 20%
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë: 23 %
AAK/NISMA ka marrë: 8 %
Lista për familjen sipas exit-poll s’e ka kaluar pragun
Sipas Baton Haxhiut, marzha e gabimit s’mund të jetë më shumë se 1.5 %.
Të dhënat zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve jepen vetëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
Qytetarët e Kosovës sot kanë ushtruar të drejtën e tyre demokratike, ku kanë votuar për Qeverinë e ardhshme.
Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:
Lëvizja Vetëvendosje 40.3%
Partia Demokratike e Kosovës 21.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%
Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.
Janë publikuar exit-pollet e para pas përfundimit të votimit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë pa diasporë.
Lëvizja Vetëvendosje 40.3 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 21.4 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3 për qind, Koalicioni për Kosovën Fituese 7.2 për qind, Lista për Familjen 1.8 për qind, sipas UBO-Consulting për RTV Dukagjini.
Gjatë ditës janë zhvilluar 15 mijë anketa me margjinë të gabimit më pak se një pikë të përqindjes në 140 qendra të votimit në mbarë Kosovën.
Exit-Polli i Klan Kosovës / VV 38.2%, PDK 22.4%, LDK 20.1% dhe AAK-NISMA 7.6%
Exit-polli i Klan Kosovës e ka nxjerrë LVV-në të parën, por me rënie të madhe të votave nga zgjedhjet e 2021 – me 38.2 %.
E dyta parashihet të jetë PDK-ja me 22.4 %.
LDK e treta me 20.1 %.
AAK me 7.6 %, si e katërta me radhë.
Margjina e gabimit për këtë exit-poll është 3 për qind.
Projeksioni i KOHËS: VV 42%, PDK 21%, LDK 20%, AAK-Nisma 6%
Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë 42.3 se për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit, sipas projeksionit të KOHËS, i cili nuk i përfshin votat nga diaspora. Përkthyer në ulëse të Kuvendit, bazuar në këtë projeksion me margjinë gabimi deri në 2.54 pikë të përqindjes, kjo parti do t’i marrë 47 ulëse.
Në zgjedhjet e 2021-s, Lëvizja Vetëvendosje pati më shumë se 50 për qind të votave.
Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet partia e dytë me 21.3 për qind të votave. Sipas projeksionit, kjo parti ka marrë 23 ulëse në Kuvend.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritjen më të madhe nga zgjedhjet e 2021-s. Nga më pak se 13 për qind, kjo parti tani numëron 20.4 për qind të votave, bazuar në projeksionin pa diasporën. Në ulëse, sipas formulës së re të Kuvendit, kjo partia po ashtu do t’i ketë 23 ulëse.