
Kanë filluar hetimet për 56 vjeçarin nën dyshimet se ka grabitur një person i cili i kishte 20 mijë denarë borxh, për çka Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurat hetimore duke kërkuar paraburgimin e tij, transmeton Portalb.mk.
“Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi të moshës 56 vjeçare për të cilin ekzistojnë dyshime për kryerjen e veprës penale – Grabitje, në bazë të nenit 141, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria.
Në lagjen Gjorçe Petrov, ai dyshohet se më 8 shkurt ka kryer rrëmbimin e një personi duke e kërcënuar me jetë për kthimin e borxhit, 8 mijë denarë borxh dhe telefon në vlerë 12 mijë denarë.
Ai ishte futur në orët e mesnatës me dhunë në banesën e tij, pasi e kishte goditur me gjëra të forta.