50 vite Restaurant Qendra në Strugë – Histori suksesi e familjes Useini, traditë, shije dhe besim

50 vite Restaurant Qendra në Strugë – Histori suksesi e familjes Useini, traditë, shije dhe besim

Në vitin e largët 1975, Sali Useini u kthye nga SHBA me një ëndërr të madhe – të krijonte një vend ku njerëzit do të shijonin vërtetësinë e shijes dhe ngrohtësinë e atmosferës familjare. Me përkushtim dhe pasion, ai hapi restorantin e tij të parë në Strugë – Restaurant Qendra – Centar, ku në vitet e para pranë tij ishte edhe vëllai i tij, Ramadan Useini. Restorant Qendra u bë shpejt një simbol i mikpritjes dhe cilësisë së lartë kulinare.

Me kalimin e viteve, djemtë e tij, Bekim dhe Bashkim Useini, e vazhduan këtë traditë. Me të njëjtin pasion dhe dashuri për gastronominë, në vitin 2020 ata hapën Restaurant Adenia, duke sjellë një frymë të re, por me të njëjtat vlera – shije të shkëlqyer dhe mikpritje të sinqertë.

Sot, në vitin 2025, kjo familje feston 50 vjet sukses! Gjysmë shekulli i mbushur me shije që mbeten në kujtesë, me buzëqeshjet e mysafirëve besnikë dhe me një traditë që kalon brez pas brezi.

Si shenjë falënderimi, gjatë 5 muajve të ardhshëm, do t’ju sjellim oferta speciale dhe momente gastronomike të paharrueshme!

Faleminderit që jeni pjesë e historisë sonë! Ne do të vazhdojmë t’ju shërbejmë me të njëjtën dashuri dhe përkushtim!

📍 Restaurant Qendra & Restaurant Adenia

🔗 Na ndiqni për më shumë surpriza!