
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 34 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare, e dënueshme nga neni 188 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Më 28.11.2024, në një dyqan të braktisur në qendrën tregtare të qytetit në Tetovë, i dyshuari duke përdorur kërcënim të rëndë me thikë, me dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me një fëmijë të lindur në vitin 2010, pas së cilës është ka ikur. Fëmija, i frikësuar nga kërcënimet e të dyshuarit, i ka treguar ngjarjen vetëm një shoku, deri më 4 shkurt 2025, kur e ka marrë vesh vëllai i viktimës dhe e ka raportuar menjëherë në polici”, informoi Prokuroria Publike.
Me propozim të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Kujtojmë se në regjistrin e posaçëm për pedofilë të RMV-së, aktualisht figurojnë 326 persona. 15 pedofilë kanë shpëtuar nga publikimi i të dhënave të tyre në regjistrin për pedofilë, falë bllokimit të punës së Komisionit kuvendor për Punë Sociale, Demografi dhe Rini.