Islami si fe e shpetimit te njerëzimit
“O ju që besuat! Si dëshmitarë për hir të Allahut, bëhuni të qëndrueshëm në vendosjen e drejtësisë, edhe sikur ju duhet të dëshmoni kundër vetes suaj, kundër prindërve apo të afërmve. Qoftë i pasur, qoftë i varfër, Allahu është kujdestari më i mirë për të dy. Mos ndiqni dëshirat e t’i shmangeni drejtësisë! Nëse dredhoni fjalën ose shmangeni, Allahu është i Gjithinformuar për atë që bëni”. (Nisa,136)
Islami zgjedhë rrugën e mesme, nuk ka vend për teprime dhe është i përshtatshëm për mendjen dhe logjikën.
-Ndërmjet Allahut dhe njeriut nuk ka ndërmjetësues. Ka ekuilibruar jetën në botën e amshuar, jetën e individit dhe shoqërisë, trupin dhe shpirtin, mendjen dhe zemrën.
-Shum fakte flasin, se Islami ka ardhur për të shpëtuar njerëzimin.
Kësaj rradhe do të përmendim rastin e Mis Kurbanit.
Ndoshta nuk keni dëgjuar për Mis Kurbanin.
Egyptjasit e vjetër kishin një zakon të çuditshëm.
Ata gjat vitit zgjedhnin vajzën më të bukur në gjith Egjyptin,si që zgjidhen tash Mise të ndryshme.
Por ata nuk e zgjinin për ta shpallur më të bukur, por për ta bërë kurban(flijim) në emër të zotrave duke e hudhur në lumin Nil.
Sipas besimit të tyre nëse nuk hudhet vajza më e bukur në te,Nili nuk do të vërshojë në pranverë dhe nuk do të ujitet fusha dhe kështu nuk do të ketë bereqet.
Por me ardhjen e Muslimanëve në Egjypt në krye me udhëheqësin Amër bin As shumë gjëra ndryshuan.
Kur dëgjoi për një traditë të till,ai tha stop,nuk do të hudhim vajzën më të bukur,por do të hudhim fjalën e bukur.
Ai mori një letër shkruajti në të:Bismilahirrahmani Rrahiim
Pastaj vazhdoi: O Nil:nëse ti rrjedh për shkak të vajzës së pa fajshme,hiç mos rridh më,por nëse rrjedh me emrin e Zotit vazhdo,se ne më nuk do të hudhim kurban njeriun.
Në këtë mënyrë Islami me arritjen në Egjypt,e ndërpreu këtë traditë të shemtuar,si që ka asgjësuar shum zakone të dëmshme për njerëzinë.
Allahu na udhezofte.
A.S