Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza për t’i hapur rrugë “pronësisë” amerikane

Presidenti amerikan Donald Tramp tha se nuk do të përjashtojë mundësinë e vendosjes së trupave amerikane për të mbështetur rindërtimin e Gazës dhe ai parashikon pronësinë “afatgjatë” amerikane të një ri zhvillimi të territorit. Tramp tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara. Tramp e bëri këtë propozim gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin izraelit, Netanjahu, duke thënë se një hap kaq drastik është i nevojshëm, sepse idetë e tjera për t’i dhënë fund konfliktit palestino-izraelit prej dekadash nuk kanë funksionuar.