
Në përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, delegacion nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur kurorë lulesh në vendprehjen e Dellçevit në kishën “Shën Shpëtimi” në Shkup, përcjell TV21. Nënkryetari i integristëve, Arbër Ademi tha se sot duhet të shënohet vizioni i Dellçevit për barazi dhe bashkëjetesë.
“Sot sigurisht që duhet të shënohet ideja e dellçevizmit, ideologjia e cila ditëve të sotit është më se e domosdoshme për Republikën e Maqedonisë, pra respekti i ndërsjellë, ko ekzistenca, barazia por edhe bashkëpunimi dhe pasurimi ndërkulturor ndërmjet bashkësive etnike këtu në vend, duhet të shërbejnë si themele për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët. Prandaj divergjencat eventuale të cilat sot i kemi në shoqëri nuk duhet të ekzistojnë, ato dallime, diversitete që i kemi nuk duhet të shërbejnë për ndasi”, tha Ademi.