
Ish deputeti i zëshëm Bekim Fazliu, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale pasi në përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, një delegacion nga Bashkimi Demokratik për Integrim vendosi lule në vendprehjen e Dellçevit në kishën “Shën Shpëtimi” në Shkup.
“Maqedonasit, në këtë shekull të fundit, janë identifikuar me rrymat Vanço Mihajlloviste, Todor Aleksandroviste dhe Titiste! Së fundmi, atyre u është shtuar edhe një rrymë e re: DUI-Dellçeviste! Nga sot, për t’i bërë qejfin VMRO-së, brendi ndryshon nga Ahmetist në Dellçevist! “BDI ka ra keq, n’kanall!” Një parti që shet një ushtri që tradhëton një Shqiptari, për një copë pushtet e Soravi, nuk meriton kurrë m’u rikthy!”, shkruan Fazliu