PËRVJETOR I  VDEKJES  SË  LUIGJ  GURAKUQIT

Njëri  ndër figurat më të shquara të lëvizjes sonë  kombëtare në fushën politike – shoqërore   ka qënë  Luigj Gurakuqi. Ai njihet edhe si  poet , publicist ,  orator dhe si kodifikues i parë i metrikës shqipe ..

  Gurakuqi lindi në  Shkodër. Aty , në vendindje mori edhe mësimet e para   dhe ato gjysmë të mesme, në shkollat italiane, pastaj shkoi në Itali  ku kreu gjimnazin dhe vijoi strudimet e larta të shkencave biologjike, të cilat nuk i kreu. Në  Shënmitër Korone ishte nxënës i  këngëtarit të Milosaos, Jeronim De Rada, nga i cili kishte përshtypje shumë të mëdha. De Rada i la mbresa të thella, prandaj Luigji shprehet kështu për autori e Skenderbeut të pafanë :  “  Kam  pasur rastin me qenë afrit prej plakut të nderuar Jeronim De Rada. Kam pasut  fatin me qenë përpara  t’ amblit  këngëtar të Millosaos dhe të Skënderbeut të pafanë……”.

    Gurakuqi në moshë shumë të re bëri emër si poet dhe publicist  nën pseudoninet Jakin Shkodra dhe Lekë Gruda. Në moshën njëzet vjeçare ishte anëtar i shoqërisë  Bashkimi e themeluar në vitin  2899  në Shkodër.     Ishte i ndjekur dhe i dënuar nga pushtuesit, prandaj shumë vite të jetës i kaloi jashtë atdheut. Në vitin 1908 Luigj  Gurakuqi u kthye  në atdhe ku edhe filloi veprimtarinë e gjërë politike. Tani Luigji  u bë  njëri nga udhëheqësit kryesor i lëvizjes  sonë  për çlirim nga të huajt.

  Nga veprimtaria e tij  do të veçonim   :

Pjesëmarrës aktiv në Kongresin e Manastirit , ku u vendon ABC-ja e përbashkët për shqipen e shkruar. Në Kongres Luigji përfaqësonte Shkodrën  dhe  arbëreshët e Italisë.

Në vitin 1909 u emërua drejtor i parë i Normales së Elbasanit.

Në vitet 1911-1912 lojti rrol të madh në kryengritjen e Malësisë së madhe dhe  të Kosovës.

Gurakuqi ishte dora e djathtë e Ismail Qemalit me rastine shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më  28.11. 1912 në Vlorë.

Pas aktit të pavarësisë Luigji lojti rol të madh në Qeverinë e Vlorës, kur u emrua  ministrër i arsimit.

Bëri punë të çmueshme për çeljen e shkollave në gjuhën amtare. 

Ishte iniciatori kryesor i Komisionit Letrar që  u mbajt në Shkodër  në vitet 1916(1918).

Luigj Gurakuqi  u veçua edhe si  poet , publicist , orator e mbi të gjitha si atdhetar i paepur kur ishte në pyetje atdheu , gjuha  dhe shkolla shqipe.

       Krijimtaria letrare e tij  :

    Me krijime letrare Gurakuqi  u paraqit  që në vitin 1898,kur shkroi vjershën   Dallëndyshja u kthye,   që ishte një përgjigje për poezinë Dallëndyshe eja  të shkruar nga poeti Filip  Shiroka.         Motivi  kryesor në poezitë e  tij  malli për atdheun, ku  këndoi me një theks mjaft realist për dallim nga romantikët shqiptarë.  Poezitë jo të shumta   të  Gurakuqit u botuan në vitin 1941.Ai  në shkrimet e tij mbante pseudonimet  Jakim Shkodra dhe Lek Gruda. Temë kryesore  në poezitë e tij ishte gjendja e rëndë ekonomike nëpër të cilën kalonte populli shqiptar i robëruar.

  Poeti në poezinë  ;  T’ falun atdhetarit të Kosovës , kushtuar mësuesit dhe patriotit kosovar Mati Logoreci shkruan  ndër të tjara edhe kritikat që ia drejton shqiptarit  që nëpërkëmb gjuhën shqipe, duke e përzier atë me fjalë të huaja. Aty kritikon të gjithë ata që duke shëtitur  nëpër Europë, ku kanë mësuar disa fjalë në një gjuhë tjetër e përbuzin gjuhën e bukur shqipe dhe  shiten si të ditur.

   .. .. “ O të fatlum! Ku e nxut këtë diturie?

          Fort jeni  tue gabue!

………………………  Gjuha njerëzit e një kombi  i  bashkon,

                                I lidh si vllan me vlla…..

                                                     T ‘ falun atdhetarit të Kosovës.

  Për disa poetë të kohës Gurakuqi thotë se janë duke kënduar shumë keq, sepse vargjet u çalojnë, vjershat  janë të hartuara në këmbë e në dorë. Botohen shumë gjëra që nuk frymëzojnë.

   Luigj Gurakuqi shkroi edhe poezinë, Shpisë sime, që ia kushtoi rilindasit H.Mosi  , ku këndon për mallin e të mërguarit dhe për prehjet që njeriu mund ti gjen vetëm në atdheun e tij.

…”Te ti m’fluturon mendimi, o shpiza ime

Kur m’vjen ma I thershëm malli me m trazue

Te ti ku nisa s’parit me jetue,

Ku çela sytë, ku qava e pata gëzime.

… Ai skaj ma I vogli yt, ma e vogla skut,

E jotja ka për mue aq ambëlsi

Sa veç kujtimi yt shpirtin m’kput.

… E kur me ra shkoj n’mbramje me mjerim

Ty t’mendoj, e i thom vedit:

Oh ! a ma I but shtrati e ma I kandshëm pushimi n’shpi.

                                                                                 “Shpisë sime”

Si kryevepër e Gurakuqit merret poezia, Qindresa. Aty e gjejmë poetin të zgjuar nga ëndrrat romantike, kupton se jeta është e rëndë e vështirë dhe e egër.

“… Oh jeta për një mend me rrena e vaj

Plot qenka n’kët botë t’lashtë!

U shueka tepër shpejtë lakmi e saj,

Si zjarr I bamë me kashtë…”

                                         “Qindresa”

Interes të veçantë ka libri , Vargnimi n gjuhë shqipe, i botuar në vitin 1906. Aty është bërë përpjekja e pare për kodifikimin e metrikës shqipe. Aty Gurakuqi formulon rregullat e ndërtimit të sigurtë të vargjeve.

Gurakuqi ishte njëri ndër publicistët më në zë në kohën e vet. Me shkrimet e tij u paraqit te revista “Albania”,te” Kalendari kambjar”, në gazetat “Drita” dhe “Liria e Shqipërisë” dhe te e përdyjavëshmja” La nazione Albanese” etj.

Lugji ishte shkrimtar I talentuar.Si poet ai shkroi pak , por në letërsinë tone la gjurmë të mëdha për kujdesin që pati në shkrimet e veta që ishin vërtet të frymëzuara.

Gurakuqi u vra në Itali në vitin 1925.Për humbjen e madhe që pati populli shqiptar me humbjen e tij, Fan Noli (bashkëluftëtar në Revolucionin e Qershorit)shkroi elegjinë” Syrgjyn vdekur” ku thotë 

“Nëna moj ma qaj në Vlorë,

Ku të dha liri kurorë

Shpirt I bardhë si dëborë ,

T’i si dhe as varr për horrë.”

Por sot  eshtrat e poetit pushojnë të qetë në gjirin e atëdheut ashtu siç e meritonte Ai.

                                                                                            Shkroi: Resul Bekteshi