Kumanovë, polici i rrejshëm ia mori 2.500 euro kumanovares

Me datë 30.01.2025 në ora 16:00 në Stacionin Policor Kumanovë, një grua 66-vjeçare nga Kumanovë ka raportuar se është mashtruar nga një person për një shumë prej 2.500 euro. Sipas raportit, personi e ka thirrur në telefon dhe duke u paraqitur rrejshëm si punonjëse policie, e ka njoftuar se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë emigrant dhe do të duhet të paguajë një shumë të caktuar parash për të shpëtuar nga burgu. Siç transmeton lideri.mk, ajo i çoi paratë në vendin e dakordua, dhe më vonë kur foli me vajzën e saj e kuptoi se ishte mashtruar, që do të thotë se nuk kishte asnjë aksident trafiku. Po merren masa për zbardhjen e rastit.