Gjykata Themelore e Prishtinës sot e ka shpallur fajtor Tomë Dodajn për shitje të paautorizuar të armës dhe i njëjti u dënua me 5 vjet burgim dhe me 5 mijë euro dënim me gjobë.
Në orët e paradites, në këtë seancë fillestare gjyqësore, Tomë Dodaj, njëri nga katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, e pranoi fajësinë.
Ai akuzohej për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse.
Palët nuk kanë kërkuar seancë të veçantë për caktimin e dënimit.
Ndryshe, sot ka filluar procesi gjyqësor për rastin e Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor 2023.
Të akuzuar janë bashkëshorti i viktimës Naim Murseli si dhe Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dodaj.
Dodaj ka shitur armën me të cilën është kryer vrasja, ndërkaq aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësja Fatime Dërmaku.