
Një numër i madh qytetarësh në rrjetet sociale bëjnë thirrje për organizimin e një proteste sot në orën 13:00 në vendin ku u përplas për vdekje studentja 22-vjeçare Frosina Kulakova.
Thirrjet për protestë po ndahen me një mesazh për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për përgjegjësinë në trafik, si dhe për përgjegjësi ndaj autorit. Ata kërkojnë që autoritetet të hapin sytë.
Advertisement
Në të njëjtën kohë, ata janë të zemëruar me gjyqtarin që i hoqi paraburgimin shoferit 20-vjeçar Vasil Jovanov, kur e dënoi për posedim droge.
Dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM gjithashtu kanë kërkuar dënim maksimal për autorin i cili shkaktoi këtë aksident tragjik.