Shkup, një grua thotë se u mashtrua nga polici i rrejshëm, ia mori 3200 euro

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjatë ditës së djeshme një grua 75 vjeçe ka raportuar se është mashtruar nga një person, i cili sipas saj rrejshëm është paraqitur si polic, e ka gënjyer se vajza e saj ka pësuar aksident, ndërsa i ka kërkuar 3200 euro për ta shpëtuar nga burgu, përcjell TV21. Sipas raportimit, gruaja i ka dorëzuar paratë, ndërsa e ka kuptuar se është mashtruar pas bisedës me burrin e vajzës së saj.

“Më datë 28.01.2025 në ora 17:30 në SPB-Shkup, një grua 75-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një individ për shumën prej 3.200 eurove. Sipas denoncimit, personi e ka telefonuar, është prezantuar si punonjëse policie dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë dhe se nëse nuk do që ajo të shkojë në burg, ajo do të duhet të paguajë. Siç raportohet, ajo i tërhoqi paratë nga banka dhe i la në vendin e rënë dakord dhe pasi foli me dhëndrin e saj, kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.