Bojkoti i marketeve të premten përkrahet edhe nga Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski mbështet bojkotin e organizuar nëpër rrjetet sociale kundër marketeve që kanë ngritur çmimet e produkteve ushqimore. Kreu i Qeverisë thotë se në të njëjtën kohë edhe Inspektorati i Tregut është duke punuar për detektimin e mashtrimeve.

“Personalisht i mirëkuptoj qytetarët dhe këtu nuk duhet të kemi dilema. Që nga fillimi kam folur për persona të caktuar në këtë biznes të cilët pretendojnë të përfitojnë përmes mënyrave spekulative. Institucionet dhe Inspektorati i Tregut janë duke ndjekur situatën”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.