Koalicioni më i madh shqiptarë ka realizuar takim në Vjen të Austrisë, me çka ky takim ka qenë i dobishëm me mërgatën tonë që i shërben vendit e kombit në gjitha format që kërkohet. Përfaqësues në këtë takim ishin, zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, së bashku me zëvendësministrin e Brendshëm, Astrit Iseni.
Kjo ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me energjinë dhe përkushtimin e mërgatës tonë, e cila vazhdon të jetë pjesa më vitale e kombit.
Mërgata shqiptare ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në historinë tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lëvizjet çlirimtare në kryqëzimin e dy shekujve dhe duke qenë shtyllë e fortë për zhvillimin ekonomik të trojeve tona. Gjatë takimit, dëgjuam me vëmendje hallet, shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Gjatë takimit me mërgimtarët, punëtorë e energjik, u diskutua nevoja për një trajtim më dinjitoz nga ana e institucioneve shtetërore, më shumë përkrahje për ruajtjen e identitetit tonë përmes arsimit dhe kulturës, si dhe për lehtësime konkrete që do t’i nxisin investimet nga ana e mërgimtarëve. Sepse, dihet që si kudo në rajon edhe në vendim tonë mërgimtarët vazhdojnë të jenë “infuzion” i ringjalljes ekonomike.
Kujtojmë që, zotimet tona janë shumë të qarta e konkrete që Qeveria jonë do të punojë për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të respektohet. Sepse ata janë jo vetëm ambasadorët më të mirë të kombit tonë në botë, por edhe një burim i pashtershëm i forcës dhe vizionit për të ardhmen.
Si VLEN jemi të përkushtuar maksimalisht për forcimin e lidhjeve me mërgatën!