BDI thirrje VLEN-it: Distancohuni nga deklaratat fyese që deputeti juaj i bëri ndaj Ali Ahmetit

Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi për siç thonë, deklaratën e paprecedentë dhe çnjerëzore që deputeti i VLEN e bëri ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

BDI i bëri thirrje VLEN që të distancohet nga që siç e quan, gjuhë e turpshme dhe të ndërpresë përdorimin e një retorike që shkel parimet e respektit dhe dinjitetit njerëzor.

BDI shpreh indinjatën më të thellë ndaj deklaratës së paprecedentë dhe çnjerëzore të deputetit të Vlen-it në Kuvend, që përdori një retorikë fyese dhe të papranueshme ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. 

Kjo gjuhë nuk është vetëm një degradim i debatit politik, por ka tronditur ndjenjat e shumë qytetarëve, të cilët dje shprehën me të drejtë neverinë dhe refuzimin e tyre për një sjellje të tillë.

BDI i bën thirrje partisë Vlen të distancohet menjëherë dhe qartësisht nga kjo gjuhë e turpshme dhe të ndërpresë përdorimin e një retorike që shkel parimet e respektit dhe dinjitetit njerëzor. 

Vazhdimi i heshtjes do të konsiderohet si një miratim i kësaj sjelljeje të papranueshme dhe një akt që minon dinjitetin e përfaqësimit politik të qytetarëve.

Ne mbetemi të vendosur të ruajmë dinjitetin dhe vlerat e larta që duhet të përfaqësojë Kuvendi dhe të refuzojmë degradimin e debatit në nivele të tilla të ulëta”, thuhet në reagimin e BDI-së.