Shkruan: Bekim Qoku
Cilat interesa i përfaqëson ti këtu, të Kosovës apo të Maqedonisë?
Partia shovene albanofobe Levica, vazhdimisht ia kujton publikut, me plot urrejtje dhe cinizëm natyrisht, që jam këshilltar i një KM të huaj, në këtë rast atij të Kosovës Albin Kurti dhe I shërbej atij. Dhe kjo përbën shqetësim të madh për ta.
Ndonëse ai që i njeh mirë si shkojnë punët këtu e kupton këtë qëndrim shoven dhe anti Kosovës të deputetëve të Levicës. Kjo parti në platformën e saj zgjedhore kishte çnjohjen e Kosovës.
Por ajo që nuk mund të kuptohet, as të mirëkuptohet, është qëndrimi i deputetit Talat Xhaferi, ish kryeministri teknik i BDI-së. Ai në një replikë nga foltorja e Kuvendit m’u drejtua me këto fjalë:
“Kam një pyetje për ty: Si mund të jesh edhe përfaqësues i Qeverisë së Kosovës dhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë. Kë përfaqëson ti? Përfaqëson Kosovën ti këtu apo interesat e Maqedonisë?”
Edhe njëherë, janë më se të kuptueshme sikur këtë habi dhe pyetje retorike ta shprehte Stoilkoviqi apo kushdo qoftë përfaqësues serb i Vuçiqit, apo kushto përfaqësues tjetër antishqiptar, por jo edhe deputeti shqiptar Talat Xhaferi. Sepse me logjikën time, unë pyes: Kujt i shërben deputeti i BDI–së Talat Xhaferi, cilave interesa?