Qytetarët 4 miliardë euro borxh në banka! “Jetë e vështirë – kush ka kursen, kush s’ka merr kredi në bankë”

Kush ka kursen në bankë, e kush nuk ka merr kredi. Po rriten edhe depozitat edhe kreditë e qytetarëve dhe kompanive në bankat vendase. Në dhjetor të vitit 2024 depozita e përgjithshme ka arritur 9.8 miliardë euro, prej të cilave 6.5 miliardë janë kursyer në banka. 2.9 miliardë euro kanë kursyer kompanitë.

DEPOZITAT NË DHJETOR TË VITIT 2024
GJITHSEJ 9.76 MILIARDË EURO
AMVISËRITË: 6.45 MILIARDË EURO
SEKOTRI KORPORATIV: 2.86 MILIARDË EURO

Nga ana tjetër e kuletës janë kreditë, të cilat gjithsej peshojnë 8 miliardë euro. Qytetarët kanë marrë kredi në banka gjithsej 4 miliardë euro, ndërsa pothuajse aq kanë borxh edhe kompanitë.

KREDITË NË DHJETOR TË VITIT 2024
GJITHSEJ 8 MILIARDË EURO
AMVISËRITË: 4 MILIARDË EURO
SEKOTRI KORPORATIV: 3.94 MILIARDË EURO

Të dhënat nga Banka Popullore tregojnë se 4 miliardë euro, aq sa janë kreditë e qytetarëve në banka, pjesa më e madhe – gjysma apo 2 miliardë euro janë për kredi konsumatore, 1.5 miliard euro për kredi banesore. Pjesa tjetër është për kredi për automjete, kartelave kreditore dhe saldove të tyre në llogaritë bankare.

KREDITË E PERSONAVE FIZIK SIPAS DESTINIMIT – DHJETOR 2024
KONSUMATORË 2 MILIARDË EURO
BANESORË 1.53 MILIARD EURO
KARTELA KREDITORE 145 MILIONË EURO
SALDO NEGATIVE NË LLOGARITË RRJEDHËSE 93.3 MILIONË EURO