Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e tyre ndaj shqiptarëve, transmeton TV21.
Ahmeti ka porositur se Maqedonia e Veriut “është shtet edhe i shqiptarëve, por jo shqiptarëve që duan të mbeten të nënshtruar, pa gjuhë, pa flamur, si barinj”.
Partive maqedonase u themi se ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo edhe i shqiptarëve të pandershëm si i duan ata – pa flamur, pa gjuhë, pa identitet, pa përfaqësim, por i duan çobanë. I duan t’i shohin në majën e Selanikut me shkop në dorë. Iku ajo kohë më…! Shkuan ato kohëra…! Nuk përsëriten më…!”, tha Ahmeti.