Po rritemi e fuqizohemi në çdo lagje e qytet, jemi gati për fitoret e reja Bashkimi e përparimi i shqiptarëve janë kryefjala e Lëvizjes Demokratike. Si parti me vizion zhvillimor, LD-ja vazhdon të ndërtojë ura mes shqiptarëve në çdo cep të Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar kreu i kësaj partie, Izet Mexhiti pas takimeve dhe zgjedhjeve partiake né Ohër dhe Strugë.
Mustafa Xhafer do ta drejtojë degën e LD-së në Ohër.
Ndërsa në Strugë, Adi Kreka mori drejtimin si kryetar i degës së Lëvizjes Demokratike.
“Nga nëndegët te degët, në çdo lagje e qytet, LD-ja po rritet e fuqizohet, drejt fitoreve të ardhshme në zgjedhejt lokale. Ne jemi gati!”, theksoi Mexhiti.