Në Gjermani protestuan të shtunën në disa qytete të mëdha mijëra vetë kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjen nga koronavirusi. Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës.
Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.
Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarti. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar.
Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve. Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla si “Hiqeni turizën”, “Bashkohuni” dhe “Rezistencë”, raporton DW.
Edhe në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë. Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të koronës, policia ndaloi afro 30 vetë, ku u verifikuan kryesisht dokumentet.