Djaloshi nga Kumanova përfundon në spital nga lëndimet prej fishekzjarreve

Më 4 janar 2025, një mjek nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës ka raportuar në SPB Kumanovë se një djalosh i moshës së mitur është sjellë tek ata me lëndime. 

Sipas njoftimit, i mituri ka pësuar lëndime nga mjete piroteknike – fishekzjarre, transmeton portali Lideri.mk. 

“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia