Për hir të së vërtetës, nuk e di a ka ngelur ndonjë që vuan burg, gjithë janë lënë të lirë, tha Ziadin Sela në lidhje me njoftimin e djeshëm të Prokurorisë, nga ku thonë se 3 të akuzuar në rastin “Organizatorët e 27 prillit”, i plotësojnë kushtet për amnisti, përcjell TV21. Sela bëri paralele mes këtij rasti dhe rastit Alfa, për të cilin tha se po të kishte drejtësi, sot Agim Islami do të ishte i lirë.
“Në qoftë se qeveri e ka me gjithë mend çështjen e të drejtës, që nuk e ka, do të duhej të ketë nisur me atë që e la qeverisja paraprake gati për zgjidhje me ripërtëritjen e gjykimit të rastit Alfa, dhe sot Agim Islami duheshte të jetë i lirë”, tha mes tjerash Sela.