Alim Hajredini, strugani që shkëlqen: Trajner i Vitit nga Federata Evropiane e Atletikës

Melisa Dimitrioski e K.A. “Drini” nga Struga sportiste e vitit për U20, Alim Hajredini, trajner i vitit, pranon Mirënjohje nga FEA-së!

Mbrëmë (24.12.2024) në Shkup, Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut, organizoi zgjedhjen e sportistëve më të mirë për vitin 2024.
Sportistja e Klubit të Atletikës “Drini” nga Struga, Melisa Dimitrioski u zgjodh sportistja më e mirë e vitit për të rejat U20.
Ajo gjatë vitit që po lëmë pasë, arriti shumë rezultate të mira, duke u shpallur kampione shteti në 100m, 200m, dhe 100m me pengesë.

Ndërsa, trajneri i klubit tonë, Alim Hajredini u nderua me Mirënjohje nga Federata Evropiane e Atletikës, me propozim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut, si trajner i vitit, për angazhimin dhe sukseset e arritura gjatë vitit 2024 në sportin e Atletikës.

Klubi i Atletikës “Drini” gjatë vitit që po lëmë pas, arriti me 10 medalje në kampionatet Shtetërore, ku u dalluan sportistët Natyra Malo, Melisa dhe Sara Dimitrioski, Melisa Hajredini, Drini Hajredini, Blerina Zendeli, Genci Malo, Stina Hoxha etj.
K. A ” DRINI ” u shpall kampion shteti në Kampionatin Ekipor pêr Senior dhe fitues i Kupës së Maqedonisë së Veriut për U20 për vajza.
Shpresojmë dhe urojmë që viti 2025 të jetë më i suksesshëm për sportistët tanë!

(Huazuar nga postimi i prof. Alim Hajredini)