Koha kur Ladorishti dhe Misllodezhda ndihmuan Kosovën (Shkrim në median e kohës)

Një shkrim që prezanton ndihmën që Struga i ka dhuruar Kosovës në kohë të veshtirë.Në vazhdim Strugalajm po u prezanton një shkrim të gazetës “Bujku” për ndihmën qe Ladorishti dhe Misllodezhda dy fshatra të Strugës për punëtorët e perjashtuar nga puna nga regjimi serb në Kosovë në vitin 1991.

Ja shkrimi i plotë :

VAZHDON ARRITJA E NDIHMAVE VËLLAZËRORE

LADORISHTA NDIHMON 60 FAMILJE FERIZAJASE

Ferizaj, 9 maj

Në momentin kur mbi dy të tretat e punëtorëve shqiptarë në komunën e Ferizajt (ose mbi 5.500 veta) janë nxjerrë me dhunë, të aplikuar nga Parlamenti serb, ekzistenca e pjesës dërrmuese të popullsisë vazhdimisht po rrezikohet.

Por, që të zbutet sado pak ky problem ekzistencial, po adihmojnë sidomos bashkëkombësit tanë në vend e në botë, sidomos ata nga Maqedonia. Kështu, falë solidaritetit njerëzor e vëllazëror, vetëm sot nga fshatrat Ladorisht e Millodezhdë të Strugës, arritën 7190 franga zvicrane, të cilat u dedikohen 60 familjeve të 8 kolektivave ferizajase.

Kështilli koordinues në përbërje të Xhevdet e Mazar Dau- tit, Mensur Mersinit, Idriz Menës, Faruk Murtishit, e Daut Xhe- lailt nga fshati Ladorishtë e Misllodezhdë, në saje të mirëkuptimit të banorëve të këtyre fshtrave dhe të agjencisë turistike «Flamurtari» të kë- tij fshati, me seli në Zvicër, arriti të tubojë deri mtë tash për fa- miljet ferizajase 19.540 frar.ga zvicerane, 1.450 marka gjerma- ne dhe 2.000 shilinga të Austrisë.

Si banorët e këtyre dy fshatrave, ashtu edhe të vetë Strugës e të lokaliteteve të tjera të banuara me popullatë shqiptare, ka- në shprehur gatishmëri të plotë për ta ndihmuar këtë aksion humanitar, në mënyrë që të tejkalohet edhe kjo krizë e rëndë që ka pllakosur shumicën e familjeve shqiptare në Kosovë.

10.05.1991

R. RIFATI