Ardhja e mërgimtarëve! BDI: Qeveria me politika nënçmuese ndaj diasporës!

BDI gjatë një press-konference është prononcuar rreth diasporës shqiptare.

Me qindra miliona euro që dërgojnë çdo vit, diaspora ka ruajtur stabilitetin financiar të familjeve dhe ekonomisë tonë.

Ata janë gjaku i freskët i kombit, pjesë e çdo përpjekjeje e sakrifice që kemi bërë si popull për lirinë dhe të ardhmen tone – thonë nga BDI-ja.

Por çfarë bëri kjo qeveri në kë 6 muaj degradimi? Në vend që të vlerësojë dhe të përqafojë këtë pjesë jetike të kombit, ata po i trajtojnë si qytetarë të dorës së dytë – reagojnë nga BDI-ja.

Kjo qeveri ka zgjedhur t’i poshtërojë ata në mënyrën më të ulët të mundshme.

Mendoni për mijëra shqiptarë që lënë punët dhe familjet e tyre jashtë vendit për të ardhur në vendlindje dhe për të parë të dashurit e tyre.

 Ata qëndrojnë me orë të tëra në kufij, në borë, në shi, me fëmijët e vegjël në makina, pas udhëtimesh të gjata e të lodhshme.

 A është kjo mënyra si trajtojmë ata që kanë mbrojtur interesin dhe kanë mbajtur ekonominë tonë të gjallë?

 Ata që kanë sakrifikuar gjithçka për të ndihmuar të afërmit e tyre këtu?

Kjo nuk është vetëm mungesë respekti; kjo është një tradhti e rëndë.

Diaspora shqiptare ka kaluar testin e patriotizmit.

Gjatë regjistrimit të fundit, ata u vetëorganizuan dhe u regjistruan masivisht, duke treguar dashurinë e tyre për vendin.

 Ne miratuam një ligj që garanton përfshirjen e diasporës si pjesë e popullsisë totale, për shpërndarjen e drejtë të fondeve publike.

 Kjo është e drejtë, sepse ata paguajnë taksa, dërgojnë remitanca, dhe kanë familje e pronësi këtu.

Por çfarë ka bërë kjo qeveri në gjashtë muajt e fundit?

Me një politikë të paprecedent, ata kanë ndërmarrë hapa për të përjashtuar diasporën.

Shpërndarja e fondeve publike nuk llogarit kontributin e diasporës.

Përfaqësimi i tyre në institucione është injoruar.

Numri i këshilltarëve komunalë bazohet në formula që përjashtojnë diasporën. Kjo është një goditje e qëllimshme, një përpjekje për të prerë lidhjen jetike që diaspora ka me vendin e vet.

Diaspora shqiptare kurrë më parë nuk është ndjerë kaq e tradhtuar nga qeveria e saj. Ky është një akt i qëllimshëm për të dëmtuar vitalitetin dhe shpirtin e kombit tonë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk do të qëndrojë indiferentë.

Do përpiqemi me çdo mjet demokratik për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e diasporës shqiptare.

Sepse diaspora nuk është thjesht një pjesë e kombit tonë – ata janë kombi ynë, zemra dhe forca jonë.

Dhe ata meritojnë të trajtohen me respektin, dinjitetin dhe dashurinë që kanë treguar gjithmonë për vendin e tyre – thuhet në reagimin e BDI-së.