Komuna e Strugës me deklarate për situatën e djeshme / Општина Струга со изјава за вчерашната ситуација

Sot në hapësirat e Komunës së Strugës, Shtabi i krizave të Komunës së Strugës mbajti mbledhje në lidhje me situatën e djeshme, ku u diskutua për mosrespektimin e masave mbrojtëse, gjegjësisht masës për lëvizje në vende publike në grupe me më shumë se dy persona dhe distancimin social.

Së pari duam të theksojmë se as Shtabi i Krizës dhe as Komuna e Strugës nuk ishin të njoftuar për një organizim të tillë, aq më pak kur roli i Shtabit të krizës është të veprojë në interes të mirëqënies dhe shëndetit të qytetarëve gjatë pandmisë.

Rasti i djeshëm tregon një papergjegjësi të plotë dhe mosrespekt ndaj të gjithë asaj që është bërë deri më tani për mbrojtje dhe preventim të përhapjes të pandemisë si dhe ndaj të gjithë atyre që kanë punuar pa pushim për mbajtjen nën kontroll të situatës, siç janë punonjësit shëndetësor dhe institucionet e tjera. Pikërisht në momentet që mendohej për lehtësime të masave dhe kthim në përditshmëri, krijimi i kësaj situate është veprim jo vetëm i papërgjegjshëm por edhe i rrezikshëm dhe mund të na kthej në gjendjen fillestare.

Si Shtab Komunal kerkojmë nga Shtabi Qëndror që të gjenden përgjegjësit e shkeljes së djeshme dhe të merren masat e nevojshme si dhe të vazhdohet me masat lehtësuese. Gjithashtu i qëndrojmë kërkesës së mëparshme për amnesti për të gjithë qytetarët e Komunës së Strugës që kanë bërë shkelje të orës policore.

Pandemitë nuk njohin popuj apo besime, në këto momente të vështira duhet ndërgjegjësuar kolektivisht duke menduar për pasojat që mund të sjellin veprimet tona si individë në shoqëri, përndryshe mundi i të gjithëve atyre që luftojnë në vijë të pare dhe i atyre që punojnë për të tejkaluar këtë situate sa më shpejtë, nuk do të ketë vlerë.

Me dëshirën që sa më shpejtë të tejkalojmë këtë situatë të krijuar nga Covid 19, lusim të gjithë qytetarët të respektojnë masat dhe tu përmbahen rekomandimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dhe të evitojnë grumbullime derisa ekspertët dhe organet kompetente të lejojnë të njëjtën.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës


Денес во просториите на Општина Струга, Општинскиот кризен штаб одржа состанок во врска со вчерашната ситуација, каде што се дискутираше за непочитување на заштитните мерките, односно забраната за движење во групи поголеми од две лица и социјална дистанца.

Како прво сакаме да потенцираме дека ниту Кризниот штаб ниту Општина Струга не беа известени за вчерашниот настан, особено кога улогата на штабот е да дејствува во интерес на благосостојбата и здравјето на граѓаните додека трае пандемијата.

Вчерашниот настан укажува на неодговорност и непочитување на се што е направено досега за заштита и превенција на проширување на пандемијата, и на сите тие што работеа без престан за да ја задржат ситуацијата под контрола, како што се здравствените работници и другите институции.Во време кога се размислуваше за олеснување на мерките и враќање на животот на нормала, создавајќи ваква ситуација, не само што е неодговорен чин туку и опасен со што може да нè врати во почетната состојба.

Како општински штаб бараме од Централниот штаб да се пронајдат одговорните за вчерашниот прекршoк да се преземат неопходните мерки, и да се продолжи со олеснување на мерките. Воедно стоиме на претходното барање за амнестија на сите граѓани на Општина Струга кои не го почитувале полицискиот час.

Пандемиите не познаават народи и вероисповеди, во овие тешки времиња треба сите заедно да се освестиме и да размислуваме за последиците на нашите постапки како поединци во општеството, инаку трудoт на тие што се борат во прва линија и на оние кои работат за што поскоро да се надмине оваа состојба, ќе нема никава вредност.

Со надеж деќа ќе ја поминиме што поскоро ситуцијата настаната од Ковид 19, ги замолуваме сите граѓани да ги почитуваат мерките и да се придржуваат на препораките на Владата и Министерството за здраство, и да се избегнуваат собири додека експертитет и надлежните органи донесат други одлуки.

Канцеларија за односи со јавноста,
Општина Струга