Qytetarët ankohen për çmime të larta të produkteve

Qytetarët ankohen për çmime të larta. Ata kanë hasur në shtrenjtim të produkteve që pritet të jenë në listën e të ashtuquajturës “Shporta e Vitit të ri”. Në anketën për Alsat ata theksojnë se para çdo mase të ndërmarrë, tregtarët po bëjnë rritje artificiale të çmimeve.

“Po janë rritur çmimet… Te kafeja, nga 7-10 denarë, dhe tani kur të ulen 10 përqind do të shihni kush përfiton ne, apo tregtarët”, tha një qytetar.

“Unë kur bëj Pazar, nuk I shoh aspak çmimet, e marr atë që më duhet dhe nuk mendoj as për çmim as për para”, u shpreh një qytetare.

“Të gjithë I kanë vërejtur këto punë. Kjo është puna jonë, politika jonë, që për fat të keq të gjithë e dijmë por nuk kemi çfarë të bëjmë, I kanë rritur që tani t’I ulin për 10 përqind”, tha një qytetar.

“Dyshoj se do të jetë ai (lirim)  që thuhet në televizor… por duhet patjetër të jetojmë dhe duhet të blejmë”, deklaroi një qytetare.

“Po kam vërejtur rritje, veçanërisht të vaji. Gënjejnë se çmimet janë ulur, por ato janë rritur, do ta them hapur… Kam vërejtur dhe kur dëgjoj kur futem në dyqan, thonë gjithçka është shtrenjtuar”, shtoi një qytetare.

Në listën e prodhimeve të aksionit “shporta e vitit të ri” ndodhen më shumë se 900 prodhime. Aksioni fillon më 15 dhjetor ndërsa mbaron më 15 janar, ndërsa qytetarët mund të blejnë produkte të 83 kompanive, me çmime më të lira për rreth 10 përqind. Prodhimet do të jenë të shënuara me afishe dhe llogo “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, si pjesë e fushatës së Qeverisë. /Alsat.mk