Naser Iljazi:Sot në Strugë u shpërfill dhe u shkel sistemi shtetëror, gjegjësisht masat dhe solidariteti shoqëror

Së pari sinqerisht ju uroj miqve të mij të përkatësisë ortodokse gëzuar ditën e Shën Gjergjit nga i cili shejntor ka marr emrin edhe heroi i jonë kombëtar, po edhe për rastësin e vendit nga vij,Strugë, korespondon edhe me emrin e një kishe lokale e ndërtuar nga ortodoksët shqipëtar të zonës (strugë, ohër, pogradec)disa qindra vite më herët se sa ato që proklamohen sot që ju takon.
Sot ishim dëshmitarë se si një festë fetare shfrytëzohet për poentime politike (zgjedhjet politike që afrohen) nga disa individ apo struktura të caktura partiake apo mbrenda sistemit, tregon nivelin perfid dhe papjekurinë e tyre,duke pas parasysh situatën pandemike nëpër të cilën kalojm,ku nga të gjithë pa dallim etnik,religjioz apo dallime tjera sociale kërkohet përmbajtje dhe mirëkuptim në respektimin e masave për ruajtjen e shendetit publik.
Sot në Strugë u shpërfill dhe u shkel sistemi shtetëror, gjegjësisht masat dhe solidariteti shoqëror.