Nazim Rashidi, për rastin e Strugës :Ky është skandal dhe turp

Rasti i Strugës, me grumbullimin e njerëzve për arsye fetare tregon dështimin e institucioneve. Një herë ato fetaret që vënë në rrezik njerëzit pa pikë përgjegjësie, por sidomos ato shtetëroret. Kur sheh ato pamje e pyet veten pse mundohet Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik të kontrollijë pandeminë, kur aq lehtë lejohet shkelja e rregullave? Pse mundohet e lodhet qeveria me masa e rregullore kur lejon shkeljet? Pse mundohen mjekët? Po si ka mundësi të lejohet një gjë e tillë?
Ky është skandal dhe turp.
Dhe jo të nderuar, mos hiqni paralele të rrezikshme se meqë u lejua Kisha tani duhet lejuar dhe Xhamia. Këto paralele janë po aq të rrezikshme. Mos nxisni situata të tilla.
Grumbullimi i njerëzve në këtë gjendje pandemie është rrezik për të gjithë!