Më 9 dhjetor 2024, në orën 16:30, në SPB Ohër është raportuar se në një objekt gastronomik në bulevardin “Zheleznichka” në Ohër, një grua nga Struga ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme ndaj një personi 48-vjeçar nga Struga.
– Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj saj do të ngrihet një kallëzim përkatës, informojnë nga SPB Ohër.