Xhevdet Nasufi
Në kontinuitet politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut që nga viti 2002 e këndej propagandoj heqjen e 20% si kriter për shqipen si gjuhë zyrtare, por koha provoj se ishte kjo politikanizëm i egër. Në 11 dhjetor që është në prag, mundet edhe 20% të vendoset në antikitet dhe politikanët shqiptar, pozitë dhe opozitë, dje dhe sot ti përkulen Mickoskit për lëmoshë dhe koncesion për gjuhën shqipe(?!). Populli thot, kur grinden minjët, kismeti është i maces. BDI dhe VlEN janë duke e ngrënë njëra tjerën, gjithsesi jo për ta mbrojtur gjuhën shqipe, por si e më leht të shpëtojn nga turpi.O tempora o mores.
Ishte ngadhnjim qytetar dështimi i BDI për të qenë pjesë e qeverisjes pas zgjedhjeve të fundit. Mjerisht po bëhet po aq zhgënjim edhe dështimi i qeverisë së re, që posa u themelua në bashkveprim me Maksimin dhe Stoilkoviqin rifilloj fërkimet dhe konfliktet e vjetra shqiptare-maqedone. Bile,në gjykimin e autorit të këtyre rreshtave, kur menduam se u tejkaluan të njejtat para më shumë se dy decenie kur e nënshkruam Marrëveshja e Ohrit(MO), koha po na shpërfill bujshëm, sidomos ne akterët e saj,sepse dështimet intenzive të politikës shqiptare për një çerekshekull bëjnë që të mos njihet ajo që nënshkruam në vitin 2001.
Dhe nëse këto fërkime ndëretnike realisht nuk është pritur të çfaqen kaq konfrontues, edhe instrumentalizimi i tyre nga politika shqiptare dhe maqedonase nuk është pritur të jetë po aq iracionale. Nëse ky instrumentalizim i Mickoskit dhe Siljanoskës mund të cilsohen si revanshizëm politik ndaj avansimit afirmativ të shqiptarëve në Ballkan e më gjërë në mbarim dhe fillimshekull, politikanët shqiptar zbatuan metoda edhe manipulative për të marrë dhe ushtruar pushtet dosido. Ishte kjo agonizim i politikës shqiptare, që realisht shqiptarët e paguan me shpopullim të frigshëm të vendit, por edhe më keqë, po u rikthehet pasiguria për të drejtat e tyre.
Si rrjedhojë,nëse njëçerekshekull politika shqiptare nuk avancoj MO, maqedonasit filluan ta zhbëjnë ate. Bile sot, në vend që shqipja realisht të bëhet gjuhë zyrtare reale, pushteti aktual e ka nisur edhe kështu të mangët ta dërgoj në antikitet. Kushtetusja,nëse edhe pak ka sens për kushtetutshmëri, për politikë, sigurisht mund ta shtyej debatin caktuar për 11 dhjetor,por jo edhe tendencën për zhbërje, tendencë që svidon.
Është spiritual vlersimi se politika e keqe, e papërgjegjëshme çrregullon raportet në shoqëri. Në shtetet multietnike dallimet leht fetishizohen dhe rritet intenziteti i konfliktualitetit.Andaj,as Mickoski dhe askush tjetër ska pse i fërkon duart,pasi efektet negative për shqiptarët nëse zhbëhet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare, do të reflektohen edhe te maqedonasit dhe kushdo tjetër që jeton në MV.
II
Janë dy momente që i stigmatizojn politikanët shqiptar sot dhe dje: Së pari, tendenca që Marrëveshja Kornizë e Ohrit(MO) hap pas hapi të shkon në rivlersim, rishqyrtim dhe rianalizë në Komisionin e Venedikut, proces të cilin e nisi Bashkimi Demokratik për Integrim, me zell po e vazhdon VLEN. Kjo është pabesi dhe përpjekje e fuqive destruktive për të shantazhuar MO.
Së dyti, është hipokrizi politike që shqiptarët në pushtet e mirpresin dhe e ripërsërisin publikisht pothujse çdo ide dhe gjykim politik të Mickovskit jasht kontekstit të seleksionimit kritik. Kjo apologji politike ndaj Premierit e rritë autoritarizmin e tij në ushtrimin e pushtetit, e rrit dhe masovizon idenë për shtet unitar-etnik të maqedonasve në MV.
Pse nuk duhet për gjykim? Komisioni i Venedikut është institucion këshilldhënës juridik i Asamblesë Parlamentare. MO mes shqiptarëve dhe maqedonasve është marrëveshje politike. Nëse duhej ajo të shkonte Vendik, duhej të dërgohej edhe nga BE apo SHBA në vitin 2001 si lehtësuses dhe garantues për zbatimin e MO. Pra, si akt politik, MO nuk ka sens të vlersohet në Vendik, por as ti nënshtrohet mekanizmave konfliktule të Mickovskit, pasi edhe VMRO e ka nënshkruar. Pra, MO nuk dërgohet në Venedik për avansimin e shqipes,por për qëllimin që të zhbëhet zbatimi i saj. Referuar parimit se çdo kontratë është ligjë mes palëve, ngritet dyshimi:Pse Mickovski tinzisht dëshiron hap pas hapi ta zhbëj, jo vetëm gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por edhe MO?