Epidemiologu suedez me reputacion, Anders Tegnel, vendi i të cilit ka tërhequr vëmendjen në të gjithë botën për qasjen unike pa masa të ashpra ndaj pandemisë koronavirus, tha se rastet e para të infeksioneve në Suedi janë zbuluar që në nëntor 2019.
Tegnell tha që këto ishin ndoshta raste individuale që u zbuluan në mesin e pasagjerëve që vinin nga Wuhani.
“Nuk kishte përhapje të koronavirusit jashtë Wuhanit derisa ai mbërriti në Evropë më vonë. Sidoqoftë, unë mendoj se kemi patur infeksione në nëntor dhe dhjetor në njerëz që vinin nga Wuhani. Kjo nuk tingëllon aspak e çuditshme, por plotësisht e natyrshme”, tha Tegnel.
Komenti i tij vjen vetëm një ditë pasi një spital francez, duke ekzaminuar mostrat e vjetra të pacientëve me pneumoni, zbuloi se kishte patur të bënte me një pacient të infektuar me COVID-19 që në 27 dhjetor, gati një muaj para se qeveria franceze të konfirmonte rastet e saj të para.
Yves Cohen, një reanimator i njohur në Paris, tha se shkencëtarët po rishikonin mostrat e 24 pacientëve të trajtuar në dhjetor dhe janar të cilët u trajtuan për grip.
“Nga 24 pacientë, njëri ka rezultuar me COVID-19 më 27 dhjetor”, tha Yves Cohen.
Ai shtoi se faktori riprodhues është nën një për disa ditë, që do të thotë se një person i infektuar infekton më pak se një person mesatarisht.
“Kjo do të thotë që epidemia gradualisht do të bjerë”, i tha Tegnel.