Pres që deri në fund të vitit të tejkalohet niveli më i lartë historik i investimeve të huaja direkte në vend prej mbi 1 miliard eurove, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton portali Lideri.mk.
“Të dhënat e sotme tregojnë se investimet e huaja direkte (IHD) në Maqedoni në periudhën janar-shtator arritën në 838,2 milionë euro. Kjo është një rritje prej 348.4 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe është rekord në njëzet vitet e fundit. Mandatin e kemi nisur me marrëveshje për investime të huaja mbi 650 milionë euro. Ne do të vazhdojmë të punojmë për rritjen e standardit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve”, njoftoi kryeministri Mickoski në Facebook.
Ne po punojmë që Maqedoninë ta bëjmë sërish tuajën dhe sërish krenare, së bashku për punë që sjell rezultate, tha Mickoski.