ETIKA MJEKSORE DHE PACIENTI!
Personat me mantilat e bardhë shihen si engjëj shpëtimtar. Biseda e mjekut me pacientin e bën pacientin të ndihet më i rëndësishëm se sëmundja e tij. Biseda është ilaçi natyral kundër depresionit! Me bisedën e kujdesshme mjeku e fiton përvojën për gjërat që nuk i ka hasur gjatë studimeve. Mëson se sëmundja e njëjtë mund të ketë simptome të ndryshme. Biseda me këshilla të mira është gjysma e shëndetit. Fjalët e mjekut janë eliksiri më i mirë, për shëndetin e mirë. Jo rrallëherë etika mjeksore neglizhohet, kur mjeku i thotë pacientit se para dy javësh nga sëmundja e njëjtë ka vdekur një pacient. Në raste të këtilla pacienti bëhet edhe më i sëmurë. Panika atë e shkatëron. Suksesi i mjekut , shprehet kur i aktivizon hormonet e lumturisë te i sëmuri, duke i thën se asgjë nuk është serioze! Te pacientët shpesh paraqitet frika, ankthi,dhe trishtimi, kur mjeku nuk e sheh në fytyrë, por i sheh rezultatet me një pamje tepër serioze. Kjo gjendje momentale psikologjike e rritë dyshimin te pacienti se ka ndonjë problem serioz! Sjellja mirë e personelit mjeksor duhet të jetë parimi moral, kurse sjellja e keqe duhet të bëhet përjashtim! Zoti nuk e ka dhuruar jetën që njeriun ta dojë vetëm veten e tij, por edhe tu ndihmoj të tjerëve! Kur mjeku kupton se e ka shpëtuar jetën e dikujt, zemra e tij bëhet i madh sa një oqean! Mjeku që merrë ryshfet përsëri mbetet mjek , por nderin do ta humbë për të gjitha kohërat!
Prof.Muhamet Borova