Shkruar nga:Ibrahim Abedini-Poeti Strugan
Më prit Strugë

1.
Ja, më prit se erdha, strugë
ti je imja, e vetmja dashuri
nuk ndërroj unë tjetër rrugë
më të parën pa të puthur ty…
2.
Sa herë unë nisem për diku tjetër
rrugën e shkretë shpesh e gaboj
këmbët ndalojnë në folenë e vjetër
ngarkesën e anijes aty e shkarkoj…
3.
Ëndërat aty s’e mbysin gjumin,
yjet s’e humbasin shkëlqimin,
rrëketë nuk e turpërojnë lumin,
me vite nata aty s’e ha durimin…
4.
Oj lulkuqe e vjetër, o e bukura e maleve
bijë e stërgjyshërve kapëbardhë në breza
e larë, e ndritur, me shkumbën e valëve
rritur, lartë e ngritur, si Shqiponjat e zeza…
5.
Ti je dashuria kurrë që s´më thot, jo
e pyllit thëllëzë, e fushës drenushë
ti je ajo që më thotë, rri tek unë e rro
e malit krenari me gjerdan në gushë…
6.
Pa rreshtur do të vij,
në Dimër dhe në Verë,
edhe kur do të bjerë shi,
edhe kur të fryjë erë…
7.
Sytë e mi tek ty shpërthejn në vaj
rrënjë dhe degë botës do t´ia shaj
bukurin e anës tjetër dreqi le ta haj,
unë prap se prapë, tek ty dua të qaj…
8.
Ardhja tek ty është uratë,
një drejtim dhe një rrugë,
dashurinë të sjell dhuratë,
ja, më prit se erdha, Strugë…
Ibrahim Abedini- Poeti Strugan
( Kjo poezi u lexua në ditën e parë të festivalit, Këngë Jeho-Strugë, nga Artisti, Pajazit Murtishi, i cili nuk përmendi emrin dhe mbiemrin
e autorit:- Ibrahim Abedini. Gjë që mund të nënkuptohej nga
publiku që nuk e njihte poezinë e botuar të autorit, Abedini, sikur të ishte e interpretuesit! Autori, Ibrahim Abedini, këtë skandal e
paraqiti me një shkrim në, StrugaLajm.com dhe në Struga posst!