Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit vazhdon të bjerë, madje duke kaluar kufirin nën minimumin e lejuar. Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në liqen sot është në kuotën prej 693.09 metra mbi nivelin e detit që është 20 centimetra nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
Ndryshe, niveli i ujit në liqen është për momentin një centimetër nën minimumin e lejuar të kuotës 693.10 metra mbi nivelin e detit.
Për nivelin e pafavorshëm kontribuon edhe periudha e zgjatur e thatësirave pa reshje, por më së shumti shkarkimi i tepërt i ujit dhe eksploatimi për prodhimin e energjisë elektrike përmes rrjedhave ujore të Drinit të Zi.
Luhatja e nivelit të ujit në liqen ka pasoja negative në shumë aspekte, por më së shumti është reflektuar negativisht në pjesën bregdetare e cila është e rëndësishme për ekosistemin e liqenit.