Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ruse po vazhdojnë të pësojnë humbje në luftën e tyre të agresionit kundër Ukrainës.

Rusët kanë humbur shërbimet e më shumë se 1400 trupave ushtarake – të vrarë apo të plagosur- 20 tanke dhe 36 automjete të blinduara luftarake vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili ka dhënë edhe detaje të tjera.

Humbjet totale luftarake të forcave ruse midis 24 shkurtit 2022 dhe 23 nëntorit 2024 vlerësohen të jenë si më poshtë.

729,720 (+1,420) personel ushtarak;
9,419 (+20) tanke;
19192 (+36) mjete luftarake të blinduara;
20.760 (+24) sisteme artilerie;
1254 (+0) sisteme raketash me shumë lëshime;
1004 (+0) sisteme të mbrojtjes ajrore;
369 (+0) aeroplanë;
329 (+0) helikopterë;
19,365 (+105) dronë taktik dhe strategjik;
2764 (+0) raketa lundrimi;
28 (+0) anije/varka;
1 (+0) nëndetëse;
29.850 (+73) automjete dhe cisterna me karburant;
3,678 (+3) automjete speciale dhe pajisje të tjera.