Sipas disa studimeve shkencore të kryera nëpërmjet një teknike inovative me rezonancë magnetike të trurit, dhimbja e kokës ndikon vetëm në trurin që është më aktiv, thonë studiuesit e Qendrës së dhimbjes së kokës në Shtetet e Bashkuara.
Migrena e konsideruar si një sëmundje e vërtetë prek vetëm mendjet më aktive dhe më efikase. Në fakt thuhet se shkaktohet nga disa disfunksione të trurit.
Çfarë i shkakton ato sulme të tmerrshme që prekin 15% të popullsisë (sidomos gratë në moshën 35-45 vjeç)? A mund të jetë ushqim i rëndë? Lodhja, uria? A keni parë televizor ose keni lexuar një libër deri vonë?
Hulumtimi më i fundit thotë dhe pohon se dhimbja e kokës ndikon tek njerëzit e kulturuar dhe inteligjentë. Persona që vuajnë zakonisht janë kreativ, jetësor dhe të zgjuar.
Një neurolog në Universitetin e Utah shpjegon se migrena mund të zhvillohet vetëm në trurin e trajnuar plotësisht dhe tepër funksional. Gjithashtu duket se ka një predispozitë gjenetike. Inteligjentë apo jo, sot ka shumë njerëz që vuajnë prej saj dhe që janë të mbushur me analgjezik për të lehtësuar dhimbjen.
Por si mund të kurohet një dhimbje koke?
Sipas specialistëve të dhimbjeve të kokës, dhimbja nuk është një ngjarje, por një proces progresiv që zhvillohet gjatë orëve. Në shumicën e rasteve, rreth një orë pas fillimit të dhimbjes së kokës, pacienti ndjen një siklet si një dhimbje e vërtetë nëse prek ballin ose kokën. Në atë pikë, marrja e ilaçeve është e pavlefshme, sipas mjekëve analgjeziku duhet të merret brenda një ore që nga fillimi i dhimbjes.
Është e domosdoshme të shmangni verën, çokollatën, djathin, bananet, arrat dhe domatet. Të jetosh me migrenë nuk është e këndshme, por nga sot jeni të vetëdijshëm se jeni një person jashtëzakonisht inteligjent.
Leave a Reply