Do të këthehem një ditë…

Do të këthehem një ditë,
Derës do ja puth pragun me dashuri,
me dashurinë e gjyshit që varrin nuk ja di
në Idrizov ku vdesin trimat,ma ka vrarë hasmi këtë e dij.
Me mallin e Babës që nuk e pa rritën e fëmijëve te mi,
Me lotin e Nënës që spo thahet për ata fëmij.
Do të kthehem një ditë
Gurin e votrës ta vizitoj
Germat e emrit tim
Në trupin e arrës ti shikoj
dhe do i bie mes për mes tokës
qe me ka mbetur djerrin,
Kodres së kuqe sepse malli mka marr
per balten tënde Veleshtë
o vendlindja e të parëve e mij.
Do te kthehem nje ditë
si Shqiponjat në folenë e vet.
Përparim Istrefi.