Kërcënime ndaj BDI-së me emaile: “Smrt za Dui”

Kërcënime, në formë elektronike ka pranuar Bashkimi Demokratik për Integrim, transmeton TV21.

Nga fjalët më banale e deri tek kërcënimi, ka qenë përmbajtja e e-mailit që është pranuar nga grupi parlamentar i përbërjes së kaluar të BDI-së.

Siç mund të kuptohet nga mesazhi, i cili është në gjuhën maqedonase, kërcënimi vjen për shkak të gjuhës shqipe.

“Ligji për gjuhët është fashist dhe do të shfuqizohet”, nis mesazhi i kërcënimit.