Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, tha sot se kushtet dimërore në muajt në vijim nuk do të jenë pengesë për vazhdimin e asfaltimit të rrugës Kërçovë-Ohër edhe në pjesën Stracin deri në Dllaboçicë, sepse kompanitë që punojnë në kanë siguruar aditivë të veçantë për asfaltim në temperatura të ulëta.
“Qëllimi është që kjo autostradë të vihet në përdorim para sezonit veror, nëse jo në të dy drejtimet, atëherë së paku njëra do të jetë në funksion deri atëherë”, tha Trajanovski.
Ai sot në Shtip tha se sezoni i ndërtimit të këtyre pjesëve nuk do të ndërpritet as nga nëntori deri në mars, transmeton Lideri.mk.
“Do të përdoren në seksionin Kërçovë-Ohër, rezervat janë blerë. Aty janë tre kontraktorë, njëri është ‘Granit’, i dyti ‘Ilinden – Strugë’ dhe i treti është vetë ‘Sinohidro’ me makineri të veta ose me kompani të tjera. Me këtë do të mundësojmë që rruga Kërçovë-Ohër të vihet në përdorim më shpejt para sezonit veror vitin e ardhshëm, nëse jo në të dy drejtimet, atëherë njëra prej tyre do të asfaltohet tërësisht dhe do të vihet në komunikacion”, tha Trajanovski dhe shtoi se të aditive të tilla përdoren masivisht në rrugët e Evropës Perëndimore, kryesisht në Gjermani, Norvegji, Suedi.