Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit

Prof. Dr. Florim Cuculi është mjek kryesor për kardiologji dhe drejtor menaxhues i Qendrës Kardio në Lucern. Smzh, kompania e njohur zvicerane e specializuar për financa, ka zhvilluar një intervistë me Dr. Cuculin, shkruan albinfo.ch

Në këtë intervistë, mjeku i njohur shqiptar i zemrës flet për përditshmërinë e tij të punës, si mjek, kardiolog dhe si menaxhues spitali. Ai thekson veç tjerash se puna e tij, me marrjen e postit të mjekut kryesor, në muajin mars të këtij viti ka ndryshuar, duke marrë detyra shtesë të natyrës menaxhuese.

Megjithatë, unë vazhdoj të bëj punën e mjekut, bëj tri ditë në javë ndërhyrje në zemër, një ditë bëj vizita mjekesore dhe një ditë ja kushtoj punëve adminsitrative, në drejtim të qendrës”, thotë ai.

I lutur të bëjë një paralele në mes të një zemre të shëndetshme dhe të një ndërmarrjeje të shëndetshme, dr. Cuculi thotë se “nganjëherë duket se më lehtë kuptohet shëndeti i zemrës sesa i një ndërmarrjeje por ndërhyrja në zemër paraqitet më e ndërlikuar…”.