Dështoi në provim, 21-vjeçari kinez vret 8 persona në shkollë

8 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë pranë një shkolle në Kinën Lindore.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kolegjin Profesional dhe Teknik të Arteve dhe Mjeshtërive në qytetin Wuxi, ku një 21 vjeçar, ish nxënës i shkollës nisi të sulmonte të pranishmit.

Ai u arrestua në vendngjarje dhe pranoi krimet, teksa sipas policisë i riu e kishte kryer sulmin pasi sapo kishte përfunduar shkollën dhe nuk kishte arritur të diplomohej për shkak të rezultateve të dobëta.

Sulmi vjen pas një incidenti të hënën ku të paktën 35 njerëz u vranë kur një shofer përplasi makinën me kalimtarët pranë një stadiumi në qytetin jugor të Zhuhai