KOSOVA, KURTI DHE GJYKATA KUSHTETUESE
1
Politika shqiptare edhe në këtë pandemi të paparë, në kushte lufte për jetë dhe vdekje, tregoi vetvehten në Kosovë: Të bërit e politikës në mënyrë separate,përfshi edhe ndërrimin e Qeverisë.Bile,edhe politikan,analist dhe intelektual të veçuar, në funksion të konjuktures politike dhe poltronitetit, denigrojn në apsurd Kurtin por jo vetëm,sa më shum që mendojn se afrohet momenti i ndërrimit të qeverisë.Por, edhe kjo do të ishte në rrafshin e logjikës intelektuale sikur,vlerësimet të bëheshin në kornizat e reales, të mundëshmes,të dobishmes. Në këtë holokaust edhe aq më shum shkallzohet demogagjia për gjoja kujdesin për shtetin e Kosovës,për kombin shqiptar,për patriotizmin që duen ta përjetsojn vetëm për vehte.Vall, a nuk është kjo klasë politike shqiptare e vetëdishme,koshiente për faktin se është fajtori i pashembull me disa oligark, që po sjellin politikën agresive srbe brenda obrrit të Kosovës,po sjellin agrsivitetin e paparë të tyre diplomatikë në botë për të rihap dialogun për statusin e Kosovës.E tërë kjo po zhvillohet në rrethana të përçarjes të frigshme brendakosovare, por edhe të ndasisë dhe përçarjes së theksuar amerikane-europiane.
Por,a duhet vlerësimi politikë për Kryeministrin në detyrë të jetë më i përmbajtur,pavarsisht oponencës politike por,edhe asaj intelektuale të themi simplifikisht?
Së pari,Kurti nuk është nga politikanët që qëndrimet politike i ndërton nëpërmjet këshillave,rrethimit këshilldhënës,apo nën ndikimin dhe survejimin e të tjerëve.Qëndrimet publike të tij e dëshmojn këtë ;
Së dyti,Kurti nuk është antikombëtar(dashuri me Srbin) dhe kundër luftës së UÇK-së siç po pretendohet ti imputohet.Për këtë,lexoni vetëm deklarimin publikë(në linjë me ate të UÇK-së)prej burgut në Pozharevc. Autori i këtyre rreshtave si i burgosur politikë në Goli Otok,e din mirë se çfar peshe dhe me çfar rreziku ka qënë atëher, të jepej deklaratë e till publike.Të kuptohemi,burgjet e ish Jugosllavisë për shqiptarët ishin sikur edhe frontet e luftës ku vdisej për çdo ditë;
Së treti,Kurti nuk u rrëxua sepse nuk diti të menaxhoi Qeverin,apo për qeverisje të gabueshme,edhepse pati jetëgjatësi vetëm 51 ditë,që realisht është qeverisje e shkurt për tu vlerësuar drejtë dhe realisht,veprim antikurtuaz;
Së katërti,Kurti sigurisht pati shkelje të normave,standardeve dhe procedurave gjatë qeverisjes së tij të shkurtë,por gjithsesi nëse në tërë këtë ka patur ndonjë padrejtësi, sigurisht jo edhe padrejtshmëri.
2
Dhe vetvetiu kjo krizë politike sfidon paralelizmin ugurzi i cili konsiston në misticizmin paranoik srb ( Skupstina e Srbisë edhepse heterogjene politikisht, është unike për përkatsin srbe të Kosovës): Kosova është djepi i Srbisë në njëren anë,dhe ndasisë së politikës shqiptare në Kosovë karshi këtij paranoizmi srb.Për dallim nga kjo, indiferencë shqetësuese shqiptare(mendojm se bota ëshë e informuar për këtë), lehtësisht dhe me intenzitet po reagohet dhe gjykohet Albin Kurti për konceptin e tij politikë më të ashpër ndaj politikës dhe propagandës së egër srbe,në anën tjetër.
Si përfundim, për tërë këtë hollokaust politikë kosovar duhet identifikuar dhe saktsuar: Kurti në konceptin e tij politikë kaq vite,nuk qeverisi pos 51 ditë që të kërkohen gjurmë mosuksesi. Tani, shfaqi papërputhshmëri me gjeostrategjin amerikane në Ballkan,për dallim nga i tërë spektri tjetër politikë në Kosovë.Kjo ndoshta është por, jo edhe arsye e vetme për të rrëxua Albin Kurtin.Ndryshe,i tërë spektri politikë kosovar jo se janë më të mirë në qeverisjen e vëndit,apo më të ndershëm se Kurti por, përshtatshmërin dhe moskonsistencën politike e kanë më të lakueshme. Pikërisht kjo mospërputhshmëri dhe konsistencë politike(duket sikur u tremben individualisht opozitarët,liderët politike për këtë) si koncept, prodhoi edhe disonancën politike te Kurtit si vijon :
Së pari,që në fillim të qeverisjes Kurti në vend të bashkëpunimit dhe bashkveprimit me kundërshtarët e vet politikë për dialogun, u përqëndrua në konfrontimin jotaktik me ta. Kjo,për një vënd dhe popull me probleme të mëdha shtetrore dhe zhvillimore siç është Kosova,nuk është as e leht dhe as siplifikuese;
Së dyti,vetbesimi i Albin Kurtit nga pozicioni i qeverisjes dëshmoi vetin e tij si sovran për çdo vendosje. Nga ky këndvështrim , edhe poqese marëveshja e gatshme Kosovë- Srbi nuk është konspiracion, sigurisht tani as Trampi e as ndonjë burështetas tjetër nuk do e lente luftën me KOVID 19 anash, për shkak të Kosovës dhe të ndonjë marëveshje klandestine me Srbinë. Pra,edhe poqese dokument-marëveshja Kosovë-Srbi është në sirtar,ajo duhet të kaloi në Kuvendin e Kosovës i cili e ka kompetencën për vendimarje.Pra,as Kurti e as Thaçi,dy protagonsitët(?!) bipolar nuk mund ta bëjnë këtë vetëm. Vendimarja e Kuvendit është e drejt legjitime e transferuar te çdo deputet individualisht,kurse te të gjithë deputetët bashkarisht.Ky legjitimitet përfaqësues, është i deleguar nga vet populli i Kosovës. Bile, edhe kuvendarët e Kosovës kan momentin historike që përgjegjësin dhe veprimin legal të tyre ta konvertojn në kushtëzim politikë i cili do të prodhonte unitet politik brendakosovar, kur është në fokus marëveshja gjithpërfshirëse me Srbin.Këtë, ata duhet ta mësojn edhe nga Gjykata e tyre Kushtetuese,e cila me pezullimin e vendimit të Presidentit,bile përkohësisht eleminoi bipolarizmin e rrezikshëm të qeverisjes në Kosovë.Të shpresojm se e tërë politikbërja kosovare të mbledh mënd në kët afat kohor që në qetësi të vlerësoj: Pritjen e arsyeshme për negociata përfundimtare,ashtu sikur Srbia që priti këtë moment krize në Kosovë(sigurisht punon me të madhe për këtë që po ndodh në Kosovë) që nga pavarësia e saj.Pra, shkuarja me nguti në negociata me Srbin është vetlëndim shtetëror,veçmas pa dagordsin amerikane-europiane.
3
Miq të dashur, populli shqiptar është falenderusi i pakrahasueshëm Amerikës për Shtetin dhe lirin e tyre. Kjo klasë politike që kaq vite nuk e tejçoi veprimin më tej nga npavarësia,bile e tejçoi në kundërshtim me vlerat dhe dashamirsin e Amerikës dhe BE-së, ka përgjegjësin historike që Kosova sot është në një mosbesim të pakuptimt ndaj miqëve ndërkombëtar,ndaj ledhatimit të tyre që po i bëjnë Srbisë, e cila akoma ka mbetur në historin e saj më të errët dhe denigruese kundër shqiptarëve.
Po në këtë rafsh dhe sens,po me të njejtin përkushtim deputetët duhet të impenjohen edhe në marëdhëniet SHBA dhe BE.Konkretisht,është e ditur se marëveshja Kosovë-Srbi në rrethanat aktuale kërkon ndihmen dhe përkrahjen e domosdoshme amerikane-europiane.Kjo,për shkak të historisë por,edhe për nevojat kontemporante.Ndasia e këtyre faktorëve relevant botërore nuk e ndihmon Kosovën.
Klasa politike kosovare që në mënyren më jodiplomatike po alibon mangësit e veta me krijimin e ndasisë pro dhe kundër Amerikës në njëren anë,pro dhe kundër BE-së në anën tjetër,duhet të ulë këtë flamur ndasie dhe të bëjë përpjekjen e parreshtur për dagordsminin amerikan-europian gjat kësaj “pauze të kushtetuses”.Vetëm në këtë rafsh dhe nivel dagordsimi,marëveshja gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Srbisë do të përputhet me interesin e Shtetit të Kosovës.Ky dogordësim është i rëndësishëm jo vetëm për marëveshjen shqiptare-srbe por,edhe për funkcionimin e ligjit dhe procedurave,standardeve dhe vlerave për të cilet dhe me të cilat vepron dhe frymon demokracia liberale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e Bashkimit Europian.