Kryeministri Hristijan Mickoski thotë së VMRO-DPMNE-ja është e gatshme në çdo kohë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por që kjo paraqet shpenzim shtesë.
Mickoski tha se në rast se në tetor të vitit të ardhshëm në zgjedhje lokale fitojnë kandidatët e LSDM-së dhe BDI-së, atëherë do të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell Nistori.
Qytetarët nuk duan zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo është e qartë dhe në të gjitha anketat thuhet kjo, madje ka kalimtarë të tillë që në rrugë më takojnë, vet më thonë që sërish juve do iu votojmë, pse të shpenzojmë para”, shtoi Mickoski.
Ndërkaq, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale vitin e ardhshëm. Ai ditë më parë nga Kërçova tha se e mban për fjale kryeministrin Mickoksi në atë që e tha gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve.