Apple po akuzohet se i ka mbyllur në mënyrë të menjëhershme 40 milionë llogari të përdoruesve britanikë në shërbimin iCloud si dhe i ka ngarkuar me çmime të paarsyeshme.
BBC-ja ka raportuar se nëse ankuesit fitojnë rastin, Apple do të detyrohet të kryejë pagesë prej 3 miliardë funteve apo 70 funte për klient.
Pretendimi është hedhur poshtë nga kompania amerikane, duke thënë se kjo praktikë s’është kundër konkurrencës dhe përdoruesit nuk e kanë obligative të përdorin iCloud. Në reagim u tha tutje se shumë klientë mund të shfrytëzojnë rrugë të treta, derisa shtoi se po punon në transferimin e të dhënacve sa më lehtë që të jetë e mundur. Përdoruesit e produkteve të Appleit përfitojnë një sasi të vogël hapësire falas dhe më pas shtyhen të paguajnë për shërbimin iCloud për të ruajtur imazhe, video, kontakte dhe përmbajtje të tjera në pajisjen e tyre.
Çmimi për këtë hapësirë variron nga 0.99 funte në muaj për 50 gigabajt deri në 54.99 funte në muaj për 12 terabajt.
Apple s’i lejon shërbimet rivale të hapësirës të kenë qasje të plotë në produktet e saj, derisa këtë thotë se e bën për çështje sigurie.