Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha sot se kishte shumë prova që virusi koronar ka ardhur nga një laborator në Wuhan e jo nga një treg aty pranë.
“Ka prova të bollshme që këtu filluan të gjitha. Ne kemi thënë që nga fillimi se virusi kishte origjinën në Wuhan,” tha Pompeo për ABC.
Sidoqoftë, ai nuk tha drejtpërdrejt nëse mendonte se virusi koronal u nxorr qëllimisht.
Ai akuzoi se pala kineze nuk lejon qasje në informacione me rëndësi dhe se kjo nuk ishte hera e parë që bota ishte ekspozuar ndaj viruseve për shkak të asaj që ai e përshkroi si “dështime në punën e laboratorëve kinezë”.